Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka mohuar se Irani po përgatitej për një sulm me dronë në Kaliforni. Sipas raportit, FBI-ja i kishte paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerrej për sulmet e SHBA-së duke lançuar dronë nga një anije në brigjet perëndimore të SHBA-së.
“Ata e shkruan këtë bazuar në një email të dërguar te forcat lokale të rendit në Kaliforni në lidhje me një informacion të vetëm të paverifikuar,” shkroi Levitt në X.
Mediat e huaja shkruajnë se, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi të menjëhershëm për shtetin në këtë kohë, por ishte në koordinim të vazhdueshëm me zyrtarët e sigurisë dhe inteligjencës.
