Sherifi: Rezultati i zgjedhje tregon pakënaqësinë e popullit ndaj BDI-së, iniciativa e fundit në dëm të opozitës

Idaver Sherifi, në emisionin Pressing përsëri e përmendi faktin që opozita e Maqedonisë së Veriut është duke bërë veprime të ngutshme me procesin e rrëzimit të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

“Rezultati i opozitës në zgjedhje është një mesazh që populli ka pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë aktuale. Sidomos rënia e Tetovës. Te pala shqiptare pra opozita të kishte qëllimin e pastër për rrëzimin e BDI-së, do të ishte mirë që të priste me anë të votave ta rrëzojë BDI-në. Sepse në këtë mënyrë siç kanë filluar, mendoj se opozita do i bëje favor BDI-së, pra nëse e rrëzojnë me anë të votave ne Kuvend. Ajo foto me Levicën do të jetë kartolinë që do të përdoret nga BDI-ja në zgjedhjet e ardhshme. Pra me keto hapa iu në favor BDI-së. Ky lloj koalicioni i mundshëm dhe kjo iniciativë më së shumti shkon në favor të BDI-së se sa të opozitës” tha Idaver Sherifi, gazetari dhe opinionisti nga Kumanova.


Shtuar 9.11.2021 22:46