Këtë shenjë të Horoskopit është vështirë të mos e duash

Janë njerëz shumë emocionalë, të ndjeshëm, krijues dhe tolerante. Të gjithë besoj se e kuptuat që po flasim për Peshqit, shenja e brishtë dhe modeste e Horoskopit që të gjithë e adhurojnë.

Ai rrallë kritikon dhe madje edhe më rrallë irriton njerëzit përreth tij.

Peshqit si mik

I besueshëm dhe me këmbë në tokë. I jep rëndësi të madhe miqësisë dhe investon në kohën që u kushton atyre. Ai i kupton dobësitë e të tjerëve dhe është gjithmonë aty për t’i dëgjuar.

Peshqit si partner/e

Partner besnik dhe krijues. Ndonjëherë akuzohet se sheh ëndrra me sy hapur, por është punëtor i madh dhe mund të derdhë gjithë vullnetin e tij për të mirën e ekipit.

Peshqit si krah i djathtë

Ai di të dashurojë. Është romantik, i ndjeshëm dhe besnik. Ka durimin dhe gatishmërinë për t’u përshtatur. Shkon në mënyrë perfekte me Gaforret dhe Akrepët.


Shtuar 9.11.2021 22:51