Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marë dy herë në pyetjë në ambjentet e prokurorisë së posaçme SPAK,lidhur me hetimin penal ndaj ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.
Dëshmia e Shimës, është klalsifikuar si sekret nga SPAK.
Por ky sekret u dekonspirua teksa rrëfimi i Daniel Shimës është përdorur si provë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku përfaqësuesi i prokurorisë, e paraqiti në tavolinën e gjyqtarit si provë të re.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, është pyetur dy herë për llogari të procedimit penal Nr.36/4, ku persona nën hetim për disa vepra penale janë vënë shtetasit biznesmeni, Ergys Agasi, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqiri i “Soft Solution”, Hava Delibashi, Rogers Rryta, Andis Papa, Gëzim Hoxha.
Pyetja e tij është realizuar në muajin Dhjetor 2025 dhe në muajin Janar 2026, ku Daniel Shima ka dhënë shpjegime lidhur me praktikat e hapjes së procedurave tenderuese në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.
Shima, ka dhënë shpjegime detajuese që sipas prokurorisë së posaçme ka rënduar pozitën e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas rrëfimit të tij, Komisionet e Vlerësimit të Ofertave gjatë mbylljes së praktikave, shpesh herë orientoheshin nga titullarja e institucionit, Karçanaj.
Dëshmia e Shimës është futur si provë e re në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur u morën në shqyrtim kërkesat e personave të arrestuar për zëvendësimin e masave të sigurisë.
Përmes kësaj prove të re dhe provave të tjera shtesë, SPAK arriti të bindë gjykatën e posaçme të mbajë të palëvizur masat e sigurisë ndaj personave proceduar për këtë rast.
Hetimet ndaj këtij rasti vijojnë, ndërsa Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vazhdojnë të qëndrojnë në kërkim, pasi gjakata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”.
Nga ana tjetër Daniel Shima, është një ish-zyrtar që ka pasur dhe një precedent hetimi në prokurorinë e Tiranës, pas dyshimeve se ai u rrëmbye në zonën e “Qytetit Studenti” në kryeqytetit.
Pas hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës vendosi mosfillim të dosjes penale për “rrëmbimin” e ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.
Kjo dosje u rregjistrua në prokurori, pas një referimi penal të bërë nga komisariati Nr.1, i cili kishte marë një denoncim në muajin Gusht 2025, për rrëmbimin e Shimës.
Por pas verifikimeve të kryera Prokuroria e Tiranës mori vendimin e mosfillimit të çështjes penale. Vendimi u morr, duke u referuar tek kqyrja e pamjeve filmike, marrja në pyetje 3 herë e Daniel Shimës, të të fejuarës së tij avokate, 2 herë të nënës së tij. /Nga Elton Qyno – Syri.net/
