Këtë javë Dubai vendosi një tjetër rekord botëror, pasi ka hapur pishinën më të thellë në botë dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë turistë.
Pishina është 60 metra e thellë dhe 15 metra e gjatë, tha drejtori i Deep Dive Dubai, i cili menaxhon projektin.
Ai shtoi se pishina hapi dyert për turistët të mërkurën, ndërsa ka gjithashtu një qytet nënujor, dhe sisteme moderne të ndriçimit dhe zërit që krijojnë një atmosferë tjetër.
Pishina përmban 14.6 milion litra ujë, ose sa 6 pishina olimpike.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness i ka konfirmuar Agjencisë Franceze këtë rekord të ri botëror, i cili deri më sot është mbajtur nga pishina Deepspot në Poloni me një thellësi mbi 45 metra.
Sipas CNN, temperatura e ujit është në 30 gradë Celsius.
Zhytësit mund ta eksplorojnë atë përmes zhytjes në ujë. Një vizitë për një orë duhet të paguash nga 115 deri në 345 euro./albeu.com
Located in #Dubai’s Nad Al Sheba neighbourhood, Deep Dive #Dubai’s pool has been verified by @GWR as the world’s deepest swimming pool for diving at an incredible depth of over 60 metres and holding 14 million litres of water, the equivalent of six Olympic-sized swimming pools. pic.twitter.com/zqRZzXNCC9
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) July 7, 2021