Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.
Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë. Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.
Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli. Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.
GOLAT:
90’+1’ GOOOL ELBASANI! Pasa një goditje këndi, Lajthia gjen devijimin e duhur dhe mposht Qirkon. (VIDEO)
65’ GOOOL PARTIZANI! Sidibe nga e djathta lëshon një harkim në shtyllën e dytë ku Isgandarli gjuan dhe mposht Totoshin. (VIDEO)
41’ GOOOL PARTIZANI! Kola nga e djathta përsëri pason në shtyllën e parë ku Skuka devijon saktësisht dhe gjen barazimin. (VIDEO)
21’ GOOOL ELBASANI! Një harkim nga e majta gjen Lajthinë i cili gjuan me kokë, godet shtyllën, por pastaj përfiton nga topi i kthyer për të çuar sferën në rrjetë me Qirkon e mposhtur. (VIDEO)
