Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Juljan Shehu ishte risia e madhe e Kombëtares shqiptare për vitin 2025. Mesfushori i Uidzeu Lodz e ka shpërblyer besimin e trajnerit Silvinjo dhe tashmë gëzon vendin e tij si titullar.

Deri tani janë treguar tre klube të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për Sporting Kansas Siti në Amerikë, Panathinaikos në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Shehu pranoi në tetor, që të rinovonte deri në vitin 2028 me Uidzeu Lodz. Në Poloni është zbuluar se ekziston një klauzolë e veçantë për mesfushorin.

Siç raportohet, klauzola që lejon largimin për një shumë të caktuar, është vetëm për disa liga dhe më saktë ato kryesoret. Kështu nuk përjashtohet mundësia që Shehu të jetë me ekip të ri në janar.


Shtuar 31.12.2025 20:34