Foltorja 2/ Berisha niset me makinë drejt Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar “Foltores”, ku janë bashkuar edhe simpatizantë e mbështetës të PD.

Duke e quajtur “Foltoren 2”, Berisha më herët u shpreh se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.


Shtuar 24.11.2025 18:23