Protesta para Kryeministrisë, Balla ironizon pjesëmarrjen: Ia doli ta fundosë PD-në në shoqatë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestën e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar një fotografi nga tubimi, duke vënë në dukje pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në këtë protestë të opozitës.

“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm”. Natën e mirë,” shkruan Balla.


Shtuar 17.11.2025 19:39

Tags: , ,