Banorët e Gazës përjetuan një tjetër natë terrori, ndërsa sulmet me dronë dhe mjete shpërthyese të ushtrisë izraelite vazhduan pandërprerë deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Të paktën 46 palestinezë u vranë, shumica prej tyre brenda banesave të tyre në Qytetin e Gazës.
Pavarësisht bombrdimeve banorët vazhdojnë të mos largohen nga shtëpitë e tyre pasi mendojnë se nuk kanë siguri në rrugë për shak të mjeteve shpërthyese të telekomanduara.
Sulmi më i rëndë ishte ai që goditi një kompleks banesash në lagjen Sabra, ku ishin strehuar familje të ikura nga zona Zeitoun për shkak të përparimit të ushtrisë izraelite.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin trupat e 14 personave, por shumë të tjerë janë ende të zhdukur nën rrënoja.
Që nga java e kaluar, ushtria izraelite ka intensifikuar fushatën për shembjen e ndërtesave të larta në Qytetin e Gazës, përveç ofensivës tokësore që është në zhvillim.