Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja se Taulant Balla, do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar të PS.

Kreu i shtetit u shpreh se; Balla do të koordinojë veprimtarinë e deputetëve të shumicës dhe do të mbështesë zbatimin e programit qeverisës në Kuvend.

“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”,– tha Rama.