Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në fshatin Bubq të Krujës.
51-vjeçari Artan Ismalaja ka vrarë me thikë paraditen e kësaj të hëne gruan e tij, 45-vjeçaren Klarita Ismalaja.
Ai e vrau gruan e tij brenda në makinë ndërsa ndodheshin në një magazinë, dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.
Motivi i vrasjes është ende i paqartë dhe policia e Krujës ka deklaruar se çifti nuk kanë pasur konflikte.
Edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit të krimit janë shprehur se çifti nuk kishin pobleme.
51-vjeçari akualisht ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi ka qëlluar veten disa herë me thikë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes
Mësohet se ai kishte një servis kamerash në Tiranë../albeu.com