Talenti norvegjez i Milanit drejt largimit, këkohet nga skuadra gjermane

E ardhmja e Jens Petter Hauge mund të jetë në Bundesligë. Sipas mediave gjermane, Eintracht Frankfurt ka hedhur sytë sërsh nga Milani për të përforcuar repartin skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Talenti norvegjez duke se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli dhe për këtë gjatë verës mund të largohet.

Klubi gjerman i ka paraqitur Milanit ofertën e parë prej 8 milionë eurosh, që plus bonuset arrijnë në 12 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, por drejtuesit e klubit italian, për ta lënë të lirë lojtarin kërkojnë të paktën 14-15 milionë euro. Pavarësisht diferencës mes ofertës dhe kërkesës, palët po i vazhdojnë bisedimet me intensitet.


Shtuar 5.07.2021 12:21