Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Gazën, por ta çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë mundësinë për një qeveri paqësore atje.
Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, e cila shton se gjatë bisedës, Netanjahu shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e Gjermanisë për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit.
Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas miratimit të një plani ushtarak nga Izraeli për ndërhyrje të mëtejshme në Rripin e Gazës.