Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Ukrainës me rezultat 4-0, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Golat e ndeshjes i realizuan Harry Kane në min 5’ dhe 50’, Harry Maguire në min 46’ dhe Jordan Henderson në min 63’.
Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Kane.
Sulmuesi ishte fantastik në këtë ndeshje, dhe kontribuoi me dy gola në fitoren e Anglisë.