EURO 2020/ Kompletohen çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot ka mbaruar faza e çerekfinaleve.

Spanja, Italia, Danimarka dhe Anglia janë katër skuadra gjysmëfinalistë të “Euro 2020”.

Të martën zhvillohet gjysmëfinalja e parë Itali- Spanjë, ndërsa një ditë më vonë Anglia e pret Danimarkën, të dyja ndeshjet do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin e ‘Wembley’.

Në çerekfinale Spanja e eliminoi Zvicrën pas penalltive, Italia mundi Belgjikën 2-1, me të njëjtin rezultat Danimarka triumfoi ndaj Çekisë, ndërsa Anglia e shkatërroi Ukrainën 4-0.

Priten dy super ndeshje, me rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes.


Shtuar 3.07.2021 23:50