Ditën e djeshme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatinë.
Për pasojë, dy fëmijë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve, Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë paraditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë.
Lajmi konfirmohet nga burime për media, teksa mësohet se në pranga është vënë shtetasi Ekerem Skureni, 41-vjeç, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime bëjmë me dije se sipas ekspertizës së bërë në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.
Automjet i bardhë i rrjetit të supermarketeve “Pronatyra”, i përplasi të miturit në të dyja monopatinat në kryqëzim, dhe i mori para për disa metra.
Makina ishte duke lëvizur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.
Dy prej të miturve të aksidentuar, 9 dhe 11-vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë.
Ndërkohë, i mituri i tretë,një 11-vjeçar, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dëmtime në kokë.