Lideri suprem i Iranit reagon pas sulmeve të Teheranit ndaj bazës amerikane në Katar: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujt

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve të vendit të tij që synuan një bazë ushtarake amerikane në Katar mbrëmjen e sotme (23 qershor).

Lideri suprem i Iranit

“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt,” tha Khamenei në një postim në platformën X.

“As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika kombit të Iranit”, thuhet ndër të tjera në postimit e liderit suprem të Iranit.

Pentagoni konfirmoi sot se forca e armatosur iraniane sulmoi bazën amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

Irani tha se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane një ditë më parë.

Sulmi është dënuar ashpër nga shtetet rajonale: Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Bahrejni dhe Omani. Katari ka thënë se situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.


Shtuar 23.06.2025 21:52