Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.
Mësohet se Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Brigade Jörg RÜTER.
Stoltenberg do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
“Të enjten, 1 korrik 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për në Forcën e Kosovës (KFOR). Gjatë vizitës së tij, z. Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR (Gjeneral Major Franco Federici) dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (Gjeneral Brigade Jörg RÜTER). Sekretari i Përgjithshëm do të angazhohet gjithashtu me trupat. Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me znj. Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe z. Goran Rakić”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga NATO.