Sipas vlerësimeve të fundit, Kosova ka shtuar shanset për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Kampionatin Evropian 2028. Në të njëjtën kohë, nëse renditja aktuale nuk ndryshon, Kroacia dhe Uellsi janë kundërshtarët më të mundshëm për një play-off promovimi në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Kosova ka grumbulluar pesë pikë në katër ndeshjet e para të Ligës B. Në nëntor i presin edhe dy takime, ndërsa synimi është ngjitja në një ligë më të lartë. Për momentin, prioritet i “Dardanëve” është përfundimi në vendin e dytë të grupit.
Të lidhura
None found
Më 14 nëntor, Kosova do të luajë në shtëpi ndaj Izraelit, në një ndeshje ku fitorja është e domosdoshme. Më pas, përfaqësuesja kosovare do të përballet me Irlandën në Dublin.
Nëse e mbyll grupin në pozitën e dytë, Kosova mund të ndeshet në play-off me Uellsin ose Kroacinë, bazuar në renditjen e tanishme. Rregullat e UEFA-s përjashtojnë përballjet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.
Platforma “Football Meets Data” vlerëson se mundësia që Kosova të luajë kundër Uellsit është 9.5 për qind, ndërsa ajo për t’u përballur me Kroacinë arrin në 9.1 për qind.
Shanse më të mëdha për kualifikim në Evropian
Analizat e fundit të superkompjuterit e rendisin Kosovën mes kandidatëve që mund të sigurojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kampionatin Evropian.
Pas ndeshjeve të zhvilluara, shanset e “Dardanëve” për të marrë pjesë për herë të parë në një turne madhor janë rritur me 36.3 për qind.
Kualifikimi në Evropian është objektivi kryesor i Kosovës. Përfaqësuesja i kushton rëndësi vendit të dytë në grupin e Ligës B, pasi kjo pozitë do t’i siguronte automatikisht vazon e dytë për shortin e Euro 2028, që do të hidhet më 6 dhjetor.
Foda flet për besimin në kualifikim: Nëse nuk do të kisha shpresë, nuk do të isha këtu
Qasja në Kombëtaren e Kosovës ka ndryshuar dukshëm. Përzgjedhësi Franco Foda e bëri të qartë këtë pas barazimit me Austrinë.
Fillimisht, trajneri gjerman tha se futbollistët kosovarë ishin të pakënaqur me rezultatin. Austria, kujtojmë, renditet e 23-ta në botë.
“Kjo është situata. Lojtarët janë të mërzitur për barazim. Pritem një fitore të madhe, por nuk ndodhi. Para dy viteve do të ishim të lumtur me barazim, ndërsa sonte jemi të mërzitur”.
I pyetur më pas nga “Klan Kosova” për mundësinë e kualifikimit, Foda u përgjigj: “Besoj, përndryshe nuk do të isha këtu përzgjedhës”.
Si do të zhvillohet shorti për Euro 2028?
Formati i shortit do të jetë i njëjtë si zakonisht: 12 përfaqësuese do të vendosen në secilën vazo, ndërsa do të ketë pesë vazo gjithsej. Më pas, kombëtaret do të ndahen në grupe me nga katër ose pesë ekipe.
Vendet e para në 12 grupet kualifikohen drejtpërdrejt. Edhe tetë skuadrat e dyta me rezultatet më të mira, pra me më shumë pikë kundrejt grupeve të tjera, kalojnë më tej. Katër ekipet e tjera do të luajnë në play-off.
Nëse Kosova e siguron pozitën e dytë, në grup do të ketë vetëm një kundërshtar që konsiderohet në një nivel më të lartë.
Me qëndrimin në vazon e dytë, Kosova për momentin do të shmangte Uellsin, Çekinë, Turqinë, Zvicrën, Suedinë, Austrinë dhe Hungarinë.
Megjithatë, tabloja përfundimtare do të bëhet e qartë pas përfundimit të ciklit të Ligës së Kombeve, më 17 nëntor. Shorti i Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor 2026.







