Lëvizje brenda BE? Nga sot hyn në fuqi pasaporta e COVID-19

Nga sot futet në fuqi në të gjitha vendet e BE-së Certifikata Dixhitale Evropiane Covid-19.

Karta shërben si një mjet dhe mënyrë për të lehtësuar lëvizjen brenda vendeve të BE.

Në print ose dixhitale, kjo certifikatë përmban një “QR Code” që mund të verifikohet nga kompanitë e udhëtimit (aeroplan, tren, anije) dhe policia.

Certifikata përfshin identifikimin (emrin, datën e lindjes) dhe kryesisht informacionin në lidhje me vaksinimin (lloji i vaksinës, numri i dozave, data e vaksinimit) ose, në rastin e një testi diagnostik, datën dhe llojin e testit, rezultat pozitiv ose negativ.

Certifikata është e njëjtë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ndërsa rregullat e hyrjes dhe daljes ndryshojnë në varësi të destinacionit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.07.2021 09:10