Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku influencerja Valeria Marquez, vetëm 23 vjeç, u vra brutalisht teksa ishte live në TikTok. Ajo ndodhej në një sallon bukurie në një qendër tregtare në Jalisco, kur një burrë i afruar me motoçikletë, fillimisht dukej sikur po sillte një dhuratë.
Por gjithçka mori kthesë dramatike – pa asnjë paralajmërim, ai e qëlloi Valerian në gjoks dhe kokë, më pas u largua me shpejtësi. Momentet e tmerrit u transmetuan drejtpërdrejt në rrjet.
Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Vrasja e saj ka hapur sërish debatet mbi sigurinë e grave dhe ekspozimin e jetës personale në rrjetet sociale.