Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:30, një aksident me pasojë vdekjen e dy të rinjve 23 dhe 18-vjeç, është regjistruar në “Shkallën e Tujanit”.
Sipas informacioneve policore, raportohet se dy të rinjtë kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.
Bëhet me dije se uniformat blu, kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia thotë se grupi hetimor, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23-vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18-vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.”.