Tensione në Dibër, ndalohet automjeti me lekë dhe tollona për të blerë vota, përplasje mes grupeve PS-PD

Një tjetër përplasje mes grupeve simpatizante të partive politike PS-PD është regjistruar në Dibër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Tomin ku një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike kanë bllokuar një automjet me pretendimin se nga personat e pranishëm në të, po kryhej krim zgjedhor.

Sipas pretendimeve të mbështetësve të PS-së, automjeti ishte nisur drejt zonave të thella dhe se persona të Partisë Socialiste po shpërndanin para dhe tollona nafte me qëllim blerjen e votës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia vendore dhe Prokuroria ku dhe po kryhen hetimet e nevojshme. Sakaq, sipas gazetarit Enver Doçi mes dy grupeve simpatizante ka pasur dhe konfrontim fizik.


Shtuar 10.05.2025 21:33

Tags: , , ,