A mund të kemi rrotacion në 11 maj? Çfarë mendojnë Nazarko, Zogaj, Xama dhe Bushati

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV eshte diskutur për zgjedhjet e 11 majit dhe synimet e opozitës për t’u rikthyer në pushtet pas 12 vitesh. Nazarko, Zogaj, Xama dhe Bushati u shprehën se PD nuk do të fitojë përballë PS-së që synon mandatin e 4-t.

Pjesë nga biseda:

Mentor Nazarko: Nuk ka rrotacion, por do të ketë për shkak të kursit të përshpejtuar në BE, do të ketë shumë kushtëzime.

Preç Zogaj: Mendoj se PS fiton zgjedhjet. Diferenca me PD do të jetë më e madhe se në 2021. Do të kemi si element të ri, disa parti të vogla që marrin.

Ola Xama: Nuk besoj se do të ketë rrotacion por shpresoj të mos ketë aq mandate, që të kushtëzohet. Partitë e reja, minimalisht marrin nga një mandat.

Andi Bushati: Në mungesë demokracie nuk mund të shpresosh rrotacion me votë. Rama do të shkojë mbi 74 mendoj unë. Besoj se partitë e vogla do të marrin, derisa vetë do të shkoj të votoj për Lëvizjen Bashkë.


Shtuar 8.05.2025 23:39