Miley Cyrus zbulon se është mirënjohëse kur u dogj shtëpia të cilën e ndante me ish-partnerin Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka reflektuar së fundmi mbi një periudhë të errët të jetës së saj, kur ajo dhe ish-bashkëshorti Liam Hemsworth humbën shtëpinë e tyre në Malibu me vlerë 2.5 milionë dollarë gjatë zjarrit shkatërrues në vitin 2018, vetëm një muaj përpara se të martoheshin.

“Kur më dogj shtëpia, në fakt ishte bekimi më i madh që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha këngëtarja 32-vjeçare gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në eventin e saj Something Beautiful.
“Humbja e gjithçkaje dhe mundësia për të rindërtuar nga e para, për të bërë zgjedhje të qëllimshme për çdo gjë që do të grumbulloj në jetën time – qoftë objekte apo njerëz – ishte një përvojë transformuese,” shtoi ajo.
Ajo vazhdoi duke theksuar: “Kur më dogj shtëpia, shumë nga marrëdhëniet e mia gjithashtu morën fund. Por kjo më çoi drejt magjisë dhe një ndjenje të thellë mirënjohjeje”.

Cyrus dhe aktori australian Liam Hemsworth, të cilët kishin një marrëdhënie të gjatë 10-vjeçare, u divorcuan vetëm tetë muaj më pas, në vitin 2020.


“Nëse do t’i flisja vetes sime më të re, do t’i thosha të vlerësojë kohët e errëta, sepse ato të çojnë drejt dritës”, theksoi ajo gjatë fjalimit në Metrograph në Manhattan.

Në vitin 2023, Miley zbuloi se kishte përjetuar sulme ankthi për shkak të kujtimeve nga ai moment, pasi ndodhej në xhirimet në Afrikën e Jugut për serialin Black Mirror të Netflix-it kur mori lajmin se shtëpia e saj dykatëshe ishte shkatërruar.


Shtuar 8.05.2025 12:18