Anglia ka arritur të fiojë pastër ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0 duke u kualifkuar në cerekfinale .
“Panzerat” zhgënjejnë sërish edhë në këtë Euro 2020.
Pjesa e parë filloi me një dinamikë të lartë, mirëpo skuadrat nuk rrezikonin shumë.
Sterling testoi portierin Manuel Neuer, me një goditje fantastike nga distanca, por gjermani ishte i vendosur mirë.
Në anën tjetër, rastin më të mirë për Gjermaninë e pati Timo Werner, i cili doli vet me portierin Pickford, por nuk arriti ta dërgonte në rrjetë
Në pjesën e dytë, ishin anglezët të cilët avancuan me golin e Sterling. Ylli i Manchester Cityt realizoi gol në min 75′ pas një asistimi nga Luke Shaw.
Gjermanët u kundërpërgjigjën me anë të një kundërsulmi ku Muller humbi një rast të shkëlqyer ku kishte përballë vetëm portierin, Pickford në min 80′.
Anglia në fund arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku Jack Greaish arriti të asistojë për Harry Kane i cili shënoi golin e dytë në min 85′.