Sot seancë në GJKKO për Erion Veliajn, SPAK njofton gjykatën për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës

Ditën e sotme, mbahet seancë në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës pritet që Prokuroria e Posaçme, të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt.

Veliaj akuzohet për 2 vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.


Shtuar 16.04.2025 08:50