A do bëjë projekte me banorët e BBV 4? Kelly zbulon si lindi bashkëpunimi me Eglin

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Kelly, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”.  Ai ka rrëfyer më shumë për projektet e reja muzikore, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Është lançuar kur ishim në shtëpi, për t’u regjistruar është bërë para se Egli dhe unë të hynim në BBV. Pas eksperiencës që kishim me videoklipin “Ku je”, e ftova në një bashkëpunim se dhe ajo kishte dëshirë të rikthehej në muzikë.

Na bashkoheshin edhe zërat, na pëlqeu, si kimi zërash është goxha interesante. Kënga është realizuar në studion time. Kemi tentuar të bëjmë një klip para hyrjes në BBV, por nuk arritëm dot. E meriton një ketë një klip të denjë. Sepse është pritur goxha mirë.


Shtuar 15.04.2025 17:32