Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është organizuar dasma e cila tashmë është bërë traditë e këtij formati, ndërsa çifti ka qenë Gjesti dhe Egli. Pas një atmosfere të bukur ku banorët nuk reshtën së kërcyeri me këngët e Nexhmije dhe Nexhat Osmanit, në fund Ledioni ka takuar banorët, por ra në sy një moment shumë i veçantë.
Ledioni kur u afrua të takojë Loredanën, e puthi në ballë, një gjest shumë emocionues ky jo vetëm për ish-banoren por dhe për publikun.
Kujtojmë se Lori përjetoi një lidhje me Jozefin Markun brenda shtëpisë, por pas shumë zënkash e moskuptimesh, ajo i vuri pikat mbi “i” raportit me të, pasi ky i fundit pas momentit të eliminimit dhunoi Gjestin. Një ngjarje kjo që ka tronditur jo pak publikun në Shqipëri e Kosovë.