Ditën e sotme, shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën. Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.
Fillimisht Kaja Kallas, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ku pritet që rreth orës 10:00 të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pjesë e xhendës janë edhe takimet me ministrat, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.