Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e SPAK, në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Në momentin që Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, demokratët po protestonin para këtij institucioni.
Atyre më herët u është dërguar një mesazh nga strukturat e PD-së që të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit
“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.