Nis procesi i Primareve/ Demokratët zgjedhin kandidatët për deputetë të PD për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të shtunë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qëndrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë, për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.

Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.

Emrat e kandidatëve:

1- LEDINA ALOLLI

2- LORENC BEGAJ

3- GENTI ÇELA

4- ALFRED GEGA

5- XHULJAN GUÇE

6- KUJTIM HOXHA

7- YLLSON IBRAHIMLLARI

8- KRISTIANO KOÇIBELLI

9- SORINA KOTI

10- FIDEL KREKA

11- ARBËR MALE

12- ANDREA MANO

13- BLEDION NALLBATI

14- ALBANA PRIFTI

15- BRUNILDA PRIFTI

16-  ELEINA QIRICI

17- LULEZIM RAKIPI

18- EDMOND SPAHO

19- ELSUIDA VILA

Votimi për kandidatët e preferuar do të kryhet në të gjitha degët e Partisë Demokratike të qarkut.

Në degën e PD-së:

Korçë janë rreth 2800 anëtarë

Devoll- 1900 anëtarë

Maliq -1854 anëtarë

Pogradec – 1200 anëtarë

Kolonjë- 1000 anëtarë.

PD  dega Fier. Pritet  të votojnë 1200 antarë

PD dega Mallakastër. 300. Nga 1200 anëtarë

PD  dega Roskovec. 650 nga 700

PD dega Patos. 550 nga 1200

Nga afro 7 mijë anëtarë të PD priten të votojnë afro 4 mijë për Bashkitë Fier, Patos, Mallakastër e Roskovec.

Të drejtën e votimit e kanë antarët e PD me karta antarsësie para vitit 2021

I pari në kutinë e votimit, ishte drejtuesi polituk Gazment Bardhi që votoi PD, dega Fier. Pritet të votojnë 1200 anëtarë.

Ka nisur  procesi i primareve edhe në Qarkun e Vlorës, ku jane 13 kandidatë në garë.

Nga i gjithë qarku pritet të votojnë 3000 anëtarë me të drejtë vote, procesi ka nisur i qetë.

Drejtuesi Politik Bujar Leskaj ka qenë prezent që në fillim të procesit për monitorim dhe gjithashtu ka votuar.


Shtuar 1.03.2025 08:48