Noka sërish sherr me Ballën në Kuvend: Të vij aty dhe të zvarris!

Seanca e sotme parlamentare duket se është vazhdimi i të enjtes. Ashtu si katër ditë më parë, edhe sot kjo seancë është shoqëruar me debate të ashpra, deri në tensione dhe kërcënime.

Ndërkohë që Sali Berisha fliste, nga vendi ndërhynte edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Në këtë moment reagoi edhe Falmur Noka, i cili ishte duke filmuar kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte live në rrjetet sociale.

Noka i kërkoi Ballës që të mos flasë: “Rri Taulant, Tao pusho, mos të vij aty. Pusho të them, mos fol. Mbylle se të erdha aty, të vij të zvarris aty”.


Shtuar 17.02.2025 18:04

Tags: ,