Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar komunikimet që datojnë më 13 prill 2020, ku sipas tij, shkruhet se “Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”.
“Me kriminel se gjithë të tjerët janë ata që fshehin krimet e tyre në zyra ministrash, i tillë është edhe Taulant Balla”, deklaroi Berisha, duke i konsideruar bisedat e bëra publike nga ana e tij si “dëshmin e krimeve” të Ballës.
“Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë e gjykatës, merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës nga boerët, boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose mbështetës të bandës tjetër”, tha Berisha.
Sali Berisha: Me kriminel se gjithë të tjerët janë ata që fshehin krimet e tyre në zyra ministrash, i tillë është edhe Taulant Balla.
Kam sjellë për ju një dëshmi të krimeve të tij të dëshmuara
13.04.2020 target informoi se Tao ka thënë se do të pastroje plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë e gjykatës, merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës nga boerët, boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose mbështetës të bandës tjetër.
Informon Pinin Tao se “do të dëbojë të gjithë të lidhur me boerët”. Po të nisemi nga veprimet e tyre ose janë banda rivale ose policë të ndershëm.
4-5 muaj më para Balla ishte për tu arrestuar, këto janë vetëm disa, por Balla u mbrojt nga Rama dhe vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në tjetrën kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.
Sot u mjaftova me këtë dhe pastaj, dëgjojeni se është e bykur, Rama bërtet” Altin po del sekreti dhe Altini lëshon komunikata. U them atyre se për këto Altin he Edi do shkoni aty ku keni vendin, s’ka asgjë që më ndalon mua të denoncoj krimin para shqiptarëve që mbroni ju, asgjë në botë s’më detyron, por çdo dokument bashkëpunimi me krimit të cilitdo ta dërgojë në adresën time që unë ti bëj publike.