Spektakli i sotëm solli një tjetër largim nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, me vendimin që iu la në dorë publikut. Pas një televotimi të fortë, Indriti ishte ai që u eliminua, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij.
Krahas tij, në nominim ishin edhe Valbona, Egli, Gerta, Livia, Aldo, Gjesti dhe Rozana, por ishte Indriti ai që mori më pak vota nga publiku, duke u bërë kështu banori i radhës që largohet nga gara për çmimin e madh.