Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë kërkuar në seancën e GJKKO liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u kërkua masa e detyrimit për t’u paraqitur në vend të “arrestit shtëpiak”.
Erion Veliaj akuzohet për konsumimin e 4 veprave penale, korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa mbi Ajola Xoxën rëndojnë akuzat e korrupsionit, pashtrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Sakaq, një numër i madh qytetarësh kanë protestuar duke kërkuar lirimin e Veliajt, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.