Ajola Xoxa nuk i ndahet Prokurorisë së Posacme, ku kësaj radhe ka ankimuar kontrollin e bërë me 14 janar në një ambient të “Sky Tower”.
Kërkesa e kundërshtimit të kontrolleve është dorëzuar në GJKKO.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj, Xoxa kundërshton vendimin e sekuestros.
Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit, mësyen në apartamentin 11/4 ku u sekuestruan sende me vlerë për hetimin si dokumenta, por edhe materiale të tjera elektronike.
Kontrollet nisen me 14 janar fill pas miratimit të vendimit të gjykatës dhe përfunduan pas më shumë se 4 orësh.
Në SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin e Erjon Veliajt kanë qenë Ajola Xoxa bashkëshortja e tij, Elman Abule bashkëpuntori i tij më i ngushtë dhe bashkëshortja e Abulës, Marisa Nito.
Hetimi ndaj kryebashkiakut Veliaj, po ndiqet nga dy prokuror Altin Dumani dhe Ols Dado e ndërsa më herët SPAK ka njoftuar se subjekti po hetohet për 4 vepra penale konkretisht korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe fsheje pasurie./Oranews