Mëngjesin e sotëm, ka mbërritur anija ushtarake “Cassiopea” në Shëngjin, duke sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që zbarkuan në Itali ditët e fundit.
Ky është operacioni i tretë i këtij lloji që nga hapja e qendrës së pritjes dhe kampit në Shqipëri, ndërsa vjen pas rreth dy muajsh stopim nga operacioni i fundit.
Mediat italiane, raportuan pak ditë më parë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhej në ujërat pranë Lampeduzës.
Më herët kryeministrja Giorga Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve.
Kujtojmë se qeveria italiane u përball me një betejë ligjore duke bllokuar zbatimin e marrëveshjes, e madje duke kthyer emigrantët e parë të mbërritur në Shqipëri.
Dy gjykata në Itali vendosën dy muaj më parë vendosën të kundërshtojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë azilkërkuesit. Disa herë nuk u lejua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër.
Deri sa Gjykata europiane e drejtësisë i dha të drejtë Melonit, që sipas marrëveshjes secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.