Lajm i mirë për Olmo dhe Victor, por mungojnë në Bilbao-Barça

Lajm i mirë për Barcelonën. Këshilli i Lartë i Sporteve ka dhënë masën paraprake për Dani Olmo dhe Pau Víctor. Të dy lojtarët do të mund të futen sërish në fushë nga katalanasit. Pas refuzimit të gjykatave, Federatës së Futbollit dhe La Ligës, Këshilli Superior i Sporteve dha dritën jeshile.

Blaugranët kishin siguruar që dokumentacioni për regjistrimin e dy lojtarëve për pjesën e dytë të sezonit kishte mbërritur brenda afatit të parashikuar, mes 30 dhe 31 dhjetorit.

Laporta dhe avokatët e tij argumentuan gjithashtu se rregulli tashmë i famshëm 130.2 nuk mund të përdoret në këtë rast.

Megjithatë, anëtarësimet e dy lojtarëve mund të bëhen vetëm pas 24 orësh dhe për pasojë ata nuk do të mund të luajnë sot në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Bilbaos.


Shtuar 8.01.2025 20:13