Është kërcënuar? Delegacioni i BE reagon pas marrjes në mbrojtje të ambasadorit Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të shtohet dhe ambasadori i BE.

Por a ka patur kërcënime Soreca?

I pyetur nga A2 për ndonjë kërcënim të mundshëm, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha se nuk komenton mbi masat e sigurisë.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk komenton mbi masat e sigurisë, të cilat vendosen nga autoritetet përgjegjëse shqiptare”, thuhej në reagim.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.


Shtuar 24.06.2021 22:00