Shkrumbohet nga flakët automjeti në dalje të tunelit të Elbasanit (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Sikundër shihet edhe në pamje, mjeti është pushtuar i gjithi nga flakët.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e zjarrit teksa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Policia dhe zjarrëfiksja janë nisur drejt vendngjarjes.


Shtuar 24.06.2021 22:14