Korreshi batuta në Kuvend: Një lutje nga një fshatar i thjeshtë nga Lushnja, aman o Spiropali thirreni kryeministrin, sepse kam një mandat që se kam parë

Këtë të enjte, deputeti Saimir Korreshi, ka kërkuar shtyrjen e afatit për komisionin hetimor të Sterilizimit, duke iu referuar edhe faktit që për një periudhë të gjatë të kohore, deputetët e opozitës nuk u lejuan të ishin të pranishëm në Komision, pasi ishin përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Korreshi ka bërë edhe batuta me këtë fakt, pasi u shpreh se një kërkesë e tillë vjen nga një fshatar nga Lushnja dhe një opozitar i thjeshtë.

“Dje më shumë lehte avokati se Beqaj.

Na e shtyni një çikë më shumë komisionin, ne të dështuar se të dështuar jemi, na e sillni Ramën të dëshmtojmë tamam. A të keqen thirrni dhe atë Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up.

Kam një mandat se kam parë farë në Kuvend. Të vijë të na mësojë se si vihet në pushtet. Meqë na le ja 40 ditë pas hekurave të Gardës na e shty edhe komisionin me 40 ditë, a të keqen, një kërkesë e thjeshtë nga një opozitar i thjeshtë, një fshatar nga Lushnja”, u shpreh Korreshi.


Shtuar 14.11.2024 12:05