E bujshme nga Spanja: “Topin e artë” e fiton Rodri

Një lajm i bujshëm në lidhje me fituesin e “Topit të Artë” vjen në këto momente nga Spanja.

Kishte ditë që mediat iberike e kishin marrë si të sigurtë fitoren e Vinicius, por drejtuesit e Realit të Madridit nuk janë nisur për në Paris dhe për këtë arsye gjithçka sugjeron që një lojtar madrilen nuk do të fitojë.

Renditja përfundimtare, sipas disa gazetarëve spanjollë, do të shihte Rodri (Manchester City) të fitonte përpara Vinicius dhe Bellingham (Real Madrid).

Gjithsesi gjithçka do të mësohet sot në mbrëmje, kur të zyrtarizohet fituesit i këtij edicioni të Topit të Artë.


Shtuar 28.10.2024 15:59

Tags: ,