Malisheva regjistroi një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Vushtrrisë në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës, rezultat që e forcon edhe më tej vendin e parë në renditje.
Të lidhura
None found
Mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, kur Lis Demiri e dërgoi topin në rrjetë.
Reagimi i Malishevës ishte i shpejtë. Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 17-të, Laurent Xhylani shënoi golin e barazimit.
Përmbysja e vendasve u kompletua në minutën e 26-të, me Valmir Nafiun që realizoi për 2-1.
Pas këtij triumfi, Malisheva numëron 23 pikë dhe vijon të kryesojë kampionatin. Vushtrria, ndërkohë, mbetet e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.





