Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, një aksident me pasojë vdekjen e shtetasit Bledi Sokoli, ndodhi në rrugën Lezhë-Milot, si dhe u plagos 23-vjeçar.
Detaje të reja kanë dale në dritë lidhur me aksidentin e rë ndë , ku shtetasi Bledi Sokoli, po drejtonte makinën tip “Opel” gjatë aksidentit të trefishtë, ku fatkeqë sisht humbi edhe jetën.
Nga aksidenti gjithashtu, mbeti i plagosur edhe një 23-vjeçar, drejtues i mjetit “Ford”. Aktualisht, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima i moshës rreth 30-vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.