Meri Shehu e thot troç: Meshkujt adhurojnë femrat e bukurat, por nuk i marrin për grua

Meri Shehu, astrologia e njohur shumë e dashur për publikun pas pjesëmarrjes në BBVA nuk nguron asnjëherë të jap mendimin e saj të drejtpërdrejtë mbi tema të caktuara, kryesish në marrëdhëniet në çift, bukurinë fizike, por edhe çdo temë tjetër sociale.

Së fundmi ajo është shprehur se një vajzë shumë e bukur në fakt nuk është me fat, pasi sipas Merit meshkujt e adhurojnë femrën e bukur, por shpesh nuk martohen me ato.

Meri u shpreh se femra e bukur paragjykohet shumë nga shoqëria dhe meshkujt.

“Meshkujt mund të adhurojnë femrat e bukura, por marrin për grua ato që kanë mesin e bukurisë. Kur ishim të vogla thonin ‘ua sa e bukur, ua ca fati” dhe kur u rritëm kuptuam se fati nuk matet nga bukuria se bukuria dhe të rrënit në sy nuk ishte prioritet në zgjedhjen si partnere sepse janë paragjykuar…”


Shtuar 16.10.2024 18:33