Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për katër akuza të rënda: evazion fiskal, mashtrim, falsifikim dhe vjedhje.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, 30-vjeçari u kap nga autoritetet teksa lëvizte me një çantë shpine dhe një karrocë dore.
Kur pa policinë, ai u përpoq të ikte nëpër rrugica, por u lokalizua dhe u arrestua afër qendrës së qytetit. Pas verifikimit të identitetit të tij përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë, u konstatua se ai kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Pas veprimeve hetimore, ai është izoluar në një burg italian dhe po pret ekstradimin në Shqipëri.