Aksident në Berat/ Përplasen dy automjete, shkak lagështira në rrugë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit, përballë Varrezave të Dëshmorëve.

Sipas informacioneve, automjeti tip Mitsubishi është përplasur me automjetin tip Benz. Dy makinat po lëviznin në të njëjtin sens në momentin kur janë përplasur.

Nga aksidenti mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Për pasojë qarkullimi i mjeteve është bllokuar për disa çaste në aksin ku ndodhi aksidenti. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje, ku sipas tyre dyshohet se shkak për aksidentin ishte lagështira në rrugë.


Shtuar 14.09.2024 18:13