Ku janë vrojtuesit? Shqiptarët dynden në plazhe, asnjë siguri për jetën (FOTO LAJM)

Ndërkohë që sezoni turistik tashmë ka nisur dhe shqiptarët i janë drejtuar bregdetit, një ndër problemet më serioze, është mungesa e vrojtuesve.

Nga një vëzhgim i albeu.com në plazhet e Vlorës, është vërejtur një mungesë në masë e vrojtuesve të cilët kanë për detyrë të shpëtojnë jetë njerëzish.

Konkretisht, në plazhin e Zvërnecit është vërejtur se të paktën 15 kulla kontrolli janë jofunksionale pasi nuk kanë vrojtues plazhi.

Sic mund t’a shihni në galerinë e mëposhtme, kullat e kontrollit në këtë plazh, aq të frekuentuar nga familjarët janë bosh, duke vënë kështu në rrezik jetën e turistëve vendas e të huaj.

Vetëm dy ditë më parë, policia bashkiake e Vlorës ndërmorri një aksion përgjatë vijës bregdetare, gjë e cila sipas njoftimit zyrtar, solli bllokimin e disa plazheve.

Mungesa e vrojtuesve e bën një plazh, të papërdorshëm nga turistët, ndaj policia bashkiake e ka për detyrim ligjor të mbyllë plotësisht aktivitetin.

Si duket, policia Bashkiake nuk ka ushtruar kontrolle në plazhin e Zvërnecit, i cili tashmë është plot me turistë por shumë i rrezikshëm për shkak të mungesës së vrojtuesve. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 20.06.2021 16:45